Agim Sylejmani

Agim Sylejmani: Një çerek shekulli “JU FLET RADIO KOSOVA E LIRË!”

4 janari është një datë e një rëndësie të veçantë kombëtare, e cila do duhej kujtuar në gjithë hapësirat shqiptare e në diasporë, është ditëlindja e “Radio Kosova e Lirë”, radio që përçoi zërin e lirisë, zë që dilte nga gryka e pushkës së luftëtarëve të lirisë të djemve e vajzave më të mira të kombit, që ishin rreshtuar në radhët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës. “Radio Kosova e Lirë”, me gjithë peripecitë dhe sfidat që e rrethuan, presionin e shantazhin për ta shuar këtë zë të luftës e të lirisë, falë një përkushtimi vetmohues dhe pune të paimagjinueshme, vazhdon të përçojë e afirmojë idealet e shenjta kombëtare. Para Radio Kosovës së Lirë dhe stafit të saj të përkushtuar përkulem me respekt të veçantë, sidomos para veprimtarit të çështjes kombëtare dhe luftëtar lirie, Ahmet Qeriqi, duke iu uruar nga zemra  25 vjetorin e ngritjes së këtij institucioni të luftës çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Popullizmi e bllokoi shtetin, koha e shkatërruesve po mbaron

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar procesin e konstituimit të Kuvendit deri më …