Brickos

Në Rahoveci organizohet aksion për pastrimin e ambientit

Drejtori për Shërbime Publike në Rahovec, Perparim Krasniqi, në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit, Avni Morina, u organizuan sot në aksion për pastrimin e ambientit, aksion të cilit iu bashkuan edhe nxënësit dhe arsimtarët e Shfmu “Heronjtë e Kosovës” dhe  Shfmu “Nesimi Elshani”. Mbledhja e mbeturinave dhe gjësendeve të hedhura u realizua në hapësirat publike në rrugët e fshatrave Hoçë e Vogël dhe Nagac, e gjithashtu përskaj dy anëve të rrugës që lidh dy fshatrat. Falënderojmë nxënësit dhe arsimtarët e dy shkollave dhe kompaninë “Ekoregjioni” për angazhimin e tyre vullnetar, ndërsa qytetarëve u bëjmë apel që të mos hedhin mbeturina e gjësende në hapësirat publike. T’i mbajmë pastër hapësirat tona publike ashtu siç i mbajmë pastër oborret e shtëpive tona!

May be an image of 9 people and Arthur's Seat

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …