Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Qeveria-Kurti nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së, i mbajtur në Moldavi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se Qeveria nuk ka vepruar në përmbushjen e kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi. Duke folur lidhur me  deklaratën që erdhi nga Bashkimi Evropian për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që do të mbesin në fuqi ende, Haziri tha se Kosova mund të përballet edhe me masa të reja. Qeveria ende nuk ka vepruar në përmbushjen e tri kërkesave nga samiti i BE-së në Moldavi, që lidhen me deeskalimin e gjendjes në katër komunat në veri të Mitrovicës së Kosovës. Asnjë prej tre kushteve nuk është plotësuar që përfshin edhe organizimin e zgjedhjeve në këto komuna. Përkundër që ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, kjo Qeveri nuk arriti ta kapitalizonte këtë rrethanë për vendin. Po ashtu, Serbia nuk është vetëm sponsor i terrorizmit, por edhe strehuesi i saj. Qeveria Kurti ka humb besimin dhe imazhi i Kosovës tashmë është dëmtuar shumë, ka saktësuar Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …