Vendimi i ZRrE-së që humbjet e energjisë t’u faturohet konsumatoreve e jo KEDS-it, i ka revoltuar qytetarët

Mbi 1 mijë e 700 shpenzues të energjisë elektrike janë ankuar në KESKO lidhur me faturat e larta në muajin e fundit

Mbi 1 mijë e 700 shpenzues të energjisë elektrike janë ankuar në KESKO lidhur me faturat e larta në muajin e fundit. Qytetarët ankohen me të drejtë  se faturat u kanë ardhur shumë më të larta, edhe pse kanë shpenzuar njëjtë energji sikurse muajin paraprak. Përveç te KESCO, ankesa kanë shkuar edhe në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Kompania e Kosovës  për Furnizim me Energji Elektrike, aktualisht po përballet me qindra ankesa të  përditshme qytetarëve. Shkak janë bërë faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Zyrtarët në KESCO kanë thënë se rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Në përgjigje  është theksuar se konsumi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kilovat  në muaj,  faturohet me tarifë më të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …