leoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ministri Hasani diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për politikën e jashtme. Kryetari Abdixhiku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare, si dhe falënderoi ministrin Hasani për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha proceset e vendit tonë. Gjatë takimit është diskutuar në veçanti për thellimin e këtij bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në interes të përshpejtimit të procesit integrues të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Shqipëria padyshim që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke ndihmuar Kosovën edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …