Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai ka shkruar me këtë rast se Maqedonia përkrah aspiratat e Kosovës për integrimin në institucionet euroatlantike. Shteti ynë si anëtar i NATO-s do të japë kontribut në mbështetje të paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në KFOR. “Të dyja shtetet kultivojnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet. Shprehëm interes për përparim të tij në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. I mbështesim aspirimet euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka shkruar Pendarovski në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …