Shkalla e Dytë e Gjykatës Speciale, në Hagë, ka nxjerrë dy vendime në lëndën kundër eprorit të lartë të UÇK-së, Salih Mustafa

Shkalla e Dytë e Gjykatës Speciale, në Hagë ka nxjerrë dy vendime në çështjen kundër eprorit të  lartë të UÇK-së, Salih Mustafa. Gjykata e mori  këtë  vendim, pasi  avokatja Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues se ajo e përfaqëson  të  pandehurin, Jakup Krasniqi. Gjykata deklaroi se emërimi i avokates Alagendra si avokate e re e Salih Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja. Në vendimin e dytë, Paneli hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë pasi avokatja, Alagendra,  nuk ka legjitimitet për të dorëzuar ndonjë kërkesë në emër të  Salih Mustafës, përfshirë kërkesën për zgjatjen e afatit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …