Avokatët kërkojnë tërheqjen nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të mos pagesës nga Ministria e Drejtësisë

Avokatët: Gregory Kehoe, Xho Rider dhe anëtarët e tjerë mbështetës  kanë kërkuar tërheqjen nga mbrojtja e ish-kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mos pagesës. Në njoftim thuhet se Hashim Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, AGL dhe anëtarëve të ekipit mbështetës.  z. Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftim. Deri të caktohen avokatët e tjerë, të njëjtët deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre. Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar t’ i  bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë, e cila ende nuk është deklaruar lidhur me këtë njoftim. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …