leoni

Kryetari Ramosaj nënshkroi marrëveshje të bashkëpunimit me Organizatën “International Peja-Lions Club”

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit z. Besnik Hulaj, nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Organizatën “International Peja-Lions Club” përfaqësuar nga drejtori z. Bekim Shoshi, për vazhdimin e trajnimeve të mësimdhënësve deçanas, në fusha të ndryshme. Po ashtu sot, 24 mësimdhënës të shkollave fillore të Komunës së Deçanit, u çertifikuan nga Organizata “International Peja-Lions Club”, për përfundimin e trajnimit me temën “Shkathtësitë për Adoleshencën”. Kryetari Ramosaj theksoi rëndësinë e trajnimeve në ngritjen profesionale të mësimdhënësve, e që rrjedhimisht ndikon në ngritjen e cilësisë në mësim. Njëherazi ai falënderoj Organizatën “International Peja-Lions Club”, të cilët mundësuan realizimin e këtij trajnimi.

May be an image of 5 people and dais

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …