PDK

PDK-ja do të propozojë të themelohen dy komisione hetimore parlamentare, për Gani Jakupin dhe Astrit Deharin

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka  propozuar që në seancën e së enjtes të themelohen dy komisione hetimore parlamentare, për dy çështje të ndara. Tahiri ka bërë me dije se do të kërkojnë themelimin e një komisioni hetimor për punësimin e konsulentit, Gani Jakupi, që në nëntor të vitit të kaluar është bërë kryetemë për shkak të pagesës prej 7 500 eurosh në muaj. Bazuar në kontratën e Jakupit, të angazhuar si konsulent i jashtëm për ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ai është angazhuar për të rritur mundësitë e depërtimit të Kosovës te shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë dhe për të ofruar konsulencë në fushën e diplomacisë publike dhe kulturore. Për një vit sa është kohëzgjatja e kontratës, Jakupi do të paguhet 90 mijë euro. Kemi raste të tjera për persona që janë të punësuar si Gani Jakupi”, theksoi Tahiri. Opozita pati kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, ndërsa vetë ministrja e pati quajtur modeste pagesën mujore për Jakupin. Tahiri ka thënë se komision hetimor kanë kërkuar edhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …