KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre

KPM-ja do të ketë mandat ta monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale

Ndryshimet që i sjell Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave për funksionimin e mediave online, të cilat prodhojnë video, u kundërshtuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. Këto asociacione i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga kjo përpjekje , mirëpo Qeveria  tha do ta zbatojë këtë kërkesë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha REL-it se ky ligj “është i mbështetur dhe buron nga direktiva e Bashkimit Evropian”. Në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar nga Komisioni Evropian në fund të vitit të kaluar, BE-ja rekomandoi që Kosova ta rishikojë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, ashtu që të jetë në linjë me Direktivën evropiane për Shërbimet e Mediave Audio-Vizuale. Me këto ndryshime, KPM-ja do të ketë mandat ta monitorojë edhe punën e mediave online që prodhojnë përmbajtje audio-vizuale. Ligji parasheh rregulla të njëjta të veprimit për shërbimet mediale audio-vizuale, të cilave u nënshtrohen edhe televizionet private dhe publike sot. Për këtë, kompetencë ekskluzive ka Komisioni i Pavarur i Mediave, një organ i pavarur kushtetues, jo Qeveria”, tha Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …