Brickos

Franca e ka kaluar tashmë pikun, por pandemia mbetet ende aktive ndonëse ka rënie të ndjeshme të viktimave

Franca ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të BQK-së për largimin e dinarit serb nga tregu i Kosovës

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu i Kosovës. Franca kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt. “Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në njoftim. Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe që thonë se do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …