Olivier Guerot: Normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë është i domosdoshëm, sepse koha po kalon

Ambasadori i Francës, në Prishtinë, Olivier Guero, konsideron  se Kosova fiton shumë nga dialogu me Serbinë dhe se normalizimi mes dy vendeve është i domosdoshëm. Ai thotë se marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër në kuadër të dialogut, përbëjnë një hap të madh përpara që Kosova dhe qytetarët e saj kanë shumë interes për ta zbatuar. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i domosdoshëm sepse edhe pse koha kalon, gjeografia nuk ndryshon. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për këto dy vende, por edhe për anëtarësimin tuaj në Bashkimin evropian, të cilit Kosova synon t’i bashkohet”, deklaron Guerot. Sipas tij, këto marrëveshje Bruksel-Ohër ofrojnë mbështetje të konsiderueshme për Kosovën dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …