Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Ish përfaqësuesja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku, e ka quajtur mjerim dhe marrëzi seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ish-përfaqësuese e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka quajtur “mjerim dhe marrëzi” seancën e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ajo ka marrë për bazë fjalimin kritik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në seancën për çështjen e dinarit, të ftuar nga Serbia. “Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët. Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë. Sa më pak që të flitet në KS të OKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar ajo. Amerika e kritikoi Kosovën duke thënë se vendimi për dinarin ka qenë i pa konsultuar paraprakisht me Autoritetet amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …