Igli Hasani: Nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të mos ndodhë më

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka cituar ambasadoren amerikane në OKB gjatë  mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e cila ka thënë se  ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga jashtë Kosovës dhe nuk mjafton që sulmi terrorist në Banjskë të dënohet, por duhet të sigurohet që ai të mos ndodhë më. Kryediplomati shqiptar ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij që qëndron me Kosovën dhe kërkoi nga udhëheqësit e saj të koordinohet me aleatët. “Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”, ka shkruar. Igli Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …