Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, prej 14 deri më 17 shkurt do të qëndrojë për vizitë në Shqipër dhe në Gjermani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt,  ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit. Blinkeni do të vizitojë Shqipërinë, pasi e konsideron një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”. Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, ka njoftuar  DASH. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në muajin e pestë dhe është konflikti më vdekjeprurës që palët kanë zhvilluar deri më tani. Si pasojë e sulmeve të Hamasit më 7 tetor, në Izrael u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Nga ofensiva izraelite, që po vazhdon, në Gazë janë vrarë mbi 27.000 persona. Përveç luftës në Gazë, komuniteti ndërkombëtar po vazhdon të mbështesë Ukrainën, e cila që nga shkurti i viti 2022 po përballet me luftën e paprovokuar të nisur nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Sot fillon fushata për vetëdijesim publik kundër migrimit të parregullt

Ylli Shala: Rënia e natalitetit dhe migrimi janë dy faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e numrit të popullsisë

Drejtori i Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ylli Shala,  ka theksuar se rënia e natalitetit dhe …