leoni

Në Ditën Ndërkombëtare të Radios, Instituti i Mediave në Kosovë, organizoi konferencë me temë: Efekti i mediave sociale në radio

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, Instituti i Mediave në Kosovë, organizoi konferencë për media me temën “Efekti i mediave sociale në radio”. Kryetari i Institutit të Mediave në Kosovë, Fazli Veliu tha se transformimet teknologjike dhe dinamika e re e tranzicionit kanë prekur gjithë spektrin e medies në gjithë botën, përfshirë edhe mediet lokale në Kosovë, e në veçanti radiot. Ai shtoi se rrjetet sociale i kanë dëmtuar në masë të madhe disa radiostacionet lokale, pasi që sipas tij interesimi i kompanive për reklamim në radio, është gjithnjë e më i vogël. Fazli  Veliu  konsideron  se radiot të vetmin shpëtim mund ta gjejnë përmes integrimit në rrjetet sociale, por që shtoi se edhe kjo formë lidhjeje, sipas tij, kërkon investime në platformën e këtyre rrjeteve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …