Anthony Blinken

Gjatë vizitës në Tiranë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojnë për vizitë në Tiranë, ku pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Edi Rama dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin. Prej vizitës  në Tiranë  do të niset për në Munich të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, shkruan “Euronews”. Pas takimit mes Ramës e Blinkenit, mund të ketë edhe një konferencë për shtyp, por që kjo ende nuk është konfirmuar. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë qëndrimit në Tiranë, sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane Antony Blinken është  sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që qëndron për vizitë zyrtare, në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …