Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Albin Kurti, me gabimet e tij e ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare nga Beogradi, në Prishtinë

Profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Eduard Joseph, ka folur lidhur me procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qasjen e ndërkombëtarëve me palët negociuese. Ai  ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë dhuratë kryetari të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi me gabimet e tij ai e ka  tërhequr vëmendjen ndërkombëtare nga Beogradi në Prishtinë. Gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i  kanë  dhënë kryetarit serb Vuçiq dhuratën, për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Evropian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiq një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës së tij në Kosovë, ka thënë, profesori dhe analisti i mirënjohur amerikan, Edward Joseph.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …