Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden ka akuzuar Kongresin e SHBA-ve për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në lindje të Ukrainës. Rënia e Avdiivka konsiderohet si fitorja më e madhe për Rusinë që nga viti i kaluar, kur mori nën kontroll Bakhmutin. Pas rënies së këtij qyteti, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Xho Baiden në bisedën telefonike e ka siguruar presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski se do të vazhdojë të ketë mbështetje dhe ka theksuar nevojën për ndihmë urgjente nga ana e Kongresit që pritet të miratojë paketën e re të ndihmës për Ukrainën. “Ushtria ukrainase ka qenë e detyruar të tërhiqet nga Avdiivka për shkak të mungesës së municionit, që është rezultat i mos reagimit të Kongresit dhe me fitoren e parë të rëndësishme për Rusinë në disa muaj”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë pas një telefonate të zhvilluar mes Bidenit dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski.
Kontrolloni gjithashtu
Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027
Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
