Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Nuk shoh absolutisht asnjë sukses, sidomos sa i përket mirëqenies që këtij populli, për tri vjet të Qeverisë-Kurti

Deputeti i PDK-së,  Rashit Qalaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, e cila në këto tri vjet qeverisje nuk shënoi asnjë sukses, sidomos sa i përket mirëqenies që këtij populli. Kriza është thelluar mjaft, edhe pse keni dëgjuar çka ka thënë Albin Kurti në Këshill të Sigurimit, duke folur  për disa suksese, rritje ekonomike, por besoj se rritjen ekonomike mund ta vërejë çdo qytetar në raport me gjendjen e tij financiare”, ka thënë Qalaj. Secila parti politike që garon në zgjedhje, synon t’i fitojë ato dhe për të fituar të drejtën pastaj për të udhëhequr me institucionet e Kosovës. Edhe ne si PDK synimin e vetëm e kemi që të arrijmë suksesin maksimal në këto zgjedhje dhe të jemi partia e parë. Atë që e thotë Qeveria dhe partia e tyre është çështje e propagandës që tyre, mirëpo ajo që mund të them është që ne synojmë që ta kemi numrin më të madh të ulëseve në Parlament dhe pastaj të marrim përgjegjësi për udhëheqjen e këtij vendi”, ka thënë Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …