Brickos

Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministria e Mbrojtjes, mbështetë zhvillimin e FSK-së bazuar në planin gjithëpërfshirës të periudhës kalimtare

Ministria e Mbrojtjes, mbështetë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është përpiluar e hartuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë të NATO-s. Ky plan është në zbatim prej vitit 2019. ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Aktualisht jemi në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit. Ky plan ndahet në tri faza kryesore. Faza e parë ka përfunduar në vitin 2022 dhe ka pasur kryesisht të bëjë me përgatitjen e aspektit të legjislacionit, doktrinës, dokumenteve dhe trajnimet për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kurse aktualisht pra, jemi në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, që do të vazhdojë deri në vitin 2025, që nënkupton që deri në atë kohë, Forca e Sigurisë së Kosovës do t’i ketë tri regjimente të validuara të këmbësorisë, të gatshme për të kryer detyra të mbrojtjes së territorit, pra detyra luftarake për mbrojtjen e territorit, dhe të gatshme për të qenë pjesë e misioneve të përbashkëta me partnerët dhe aleatët tanë”, ka saktësuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …