Kryetari Haliti priti në takim arsimtarin Jakup Sahiti, me rastin e pensionimit të tij

Me rastin e pensionimit të arsimtarit, Jakup Sahiti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e kanë  pritur në takim atë. Gjatë këtij takimi ata falënderuan arsimtarin në fjalë për angazhimin dhe punën e tij shumë vjeçare në edukimin e shumë brezave. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në arsim. Përndryshe arsimtari, Jakup Sahiti, së fundmi ka punuar në shkollën e mesme fillore të ulët “Kenan Halimi”- Gjylekar.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …