leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: PELLGU I QELBUR…. DHE QELBËSIRAT E SHOQËRISË!

Një ndër çuditë më të mëdha që po ndodh sot në shoqërinë shqiptare është fakti se nuk ka ditë javë vit e dekada të tëra që po çahen membranat e altoparlantëve, gati te tjetërsohen ngjyrat e plazmës së ekraneve, jo vetëm për keq qeverisjen sepse te drejtosh jo mirë, mund të jetë e falshme para faktit të gangrenës vdekjeprurëse të korrupsionit të madh i cili me kalimin e viteve rritet ne progresion matematik, nocion ky qe do të thotë se sa me shume kohë kalon aq me shumë vidhen shqiptaret. Në vitet e para të mallkimit që ju bë “diktatorit Enver” nga një pjesë e shoqërisë së Atdheut tim( jo e gjithë shoqëria shqiptare) u mendua se jeta do përmirësohej dhe se niveli i jetesës do të rritej se këtë gjë do jua u garantonte “shteti i së drejtës”, madje ky shtet do hapte perspektiva të tilla dhe kushte të barabarta që të gjithë shqiptarët të bëheshin pasanikë dhe ne nuk na ngelej gjë tjetër veçse në plazhet që nga Velipoja e deri në Sarandë të shtriheshim ne diell duke tundur zinxhirin.

Por ajo që u deklarua rezultoi e vërtetë , e vërtetë sepse tashmë shqiptaret ja kanë nisur shëtitjeve në çdo qytet duke dredhur zinxhirët. E gjithë piramida shtetërore nga ajo më e ulëta e deri në majën e saj nga të gjitha krahët e politikës janë të zhytur ne korrupsione, deri në atë shkallë sa që ky ka fituar të drejtën e qytetarisë shqiptare. Nuk ka pasur ministër, zëvendsat e tyre, drejtore te çdo lloj kallëpi, kryetare e ata që janë poshtë tyre, drejtorë e shefa policie e spitalesh , presidentë e k/ministra , jurista te sistemit gjyqesor e avokatë ne role manaxheresh, që të mos jenë përfolur. Zanafilla është që mbas viteve 90-te te shekullit të kaluar me gropen e Hajdisë duke mos lenë dhe pa përmendur rastin që nga skandali i “arrave” të Rulit e deri te rasti Ahmetaj, Beqaj pa folur këtu për krimet e mëdha me karakter shtetëror sikurse ishin ngritja e bekimi i “piramidave” te arkitektit Berishë, te cilat u shembën me gjak dhe gjaku i derdhur ish i yni dhe i asnjë jerarku tël artë apo familjarë të tyre.

Çudi si nuk u vra asnje prej tyre…por vritemi ne bijte e thjeshte te popullit !? Shembulli më sintetik i vjedhjes që përfundoi me gjak është ai i Gërdecit, nga ku një zinxhir i tërë të korruptuarish me babëzitë e tyre morën jetë njerëzish, sikurse po ne emër të vjedhjes masive dhe korrupsionit të lartë pikërisht nga ata që na vidhin u hap zjarr mbi trupat tona që përfundoi me vrasjen 4 demonstruesve te bulevardit. Vjedhjet e sofistikuara kanë rritur jo vetëm shkallën dhe intesitetin e tyre, por tashmë ky është bërë një kod i heshtur e mafioz i gjithë piramidës shtetërore. Ne shqiptarët vritemi çdo ditë duke na e pirë gjakun vampirët tanë që ne pikerisht grindemi e zihemi grisim kemisha e jaka, gjatë votimeve me moton “Te zgjedhim kusarin me te ndershëm” për ta begatuar Atdheun tonë të dashur …Ne duhet ta kuptojmë të gjithë se që nga dita që shënoi rënien dhe sabotimin që ju bë socializmit , pra që nga ajo ditë ne kurdoherë na ka udhëhequr “Mafia shtetërore” e cila në konkurrencë me “Mafien ordinere” janë dy ortakë të të njëjtit pellg të qelbur që po e degjenerojnë çdo qelize te shoqërisë tonë. Ju lutem juve qytetare apo dhe lexues te ndershëm, a gjen ndonjë rast ku një deputet dhe një funksionar i lartë shteti të mos jetë i implikuar direkt apo indirekt ne afera korruptive ,të cilat maskohem mjeshtërisht ne persona te dorës se dyte apo te trete?! Dhe del kryeministri ynë e deklaron se çdo kush është përgjegjës individual për aktet antishtetërore që bien ndesh me ligjet e shtetit.

Po a mundet vallë Kryeministri ynë ta bëjë dot këtë gjë kua prej disa muajsh që nga Amerika e largët dhe mass-media, është akuzuar per lidhjet e tij korruptive me ish zyrtarin e larte te FBI? Si është e mundur dhe nëse nuk është e vërtetë përse vet K/Ministri nuk del ne konferencë shtypi madje dhe te jap dorëheqjen duke deklaruar gatishmërinë e tij për tu verifikuar, duke ja lenë në dorë këtë gjë sistemit gjyqësor nëse ka lidhje korruptive midis tij dhe McGegonal apo jo ?. Një njeri i pastër moralisht dhe i pa kompromentueshëm shkon ballë lart para drejtësisë dhe nuk pret që t’i mbarojë mandati, apo nuk del sepse ka hallin e fronit të mbretërisë së krimit shtetëror ? Fundja lere përkohësisht dhe delegoja Ilir Beqies, shefit të mjekësisë tonë e cila tërësisht merr frymë nëpërmjet portofolave te qytetareve te sëmure. Zoti K/Ministër, a nuk e kuptoni se vetëm bythët janë të tuat teksa poltroni i Kryeministrit duhet të jete i pastër ? Nese dhe ti nuk je i tillë atëherë kot e kini arrestuar dhe Berishën, sepse rezulton qe vet sistemi kapitalist është ai qe gjeneron dhe krimin shtetëror .

E them këtë sepse Lilin ne e pamë të gjithë me para në duar dhe kupola ku ai ishte pjesëtar i saj e nxori figurë të pastër i cili ishte larë në pellgun e ndyrë të korrupsonit. Thjesht për kuriozitet pyes: Po sikur në pushtet të ish Enver Hoxha, do livadhisnit kështu ju mafioze e kriminelë të popullit tim?! Po ju kini të drejtë sepse nuk ju verifikohet pasuria deri në qindarkën e fundit, ju kini të drejtë sepse caktoni kusarë për te kapur kusarët, kini të drejtë sepse merrni si zyre avokatie per tju mbrojtur..vet shtetin dhe është po ky shtet që ju mbron e do ju mbroje sikurse po mbroni Berishën, qe ose do e falni me ndonjë amnisti..ose nga qe është currufjepsur nga pleqëria…ose do e coni te beje pune te detyrueshme ne shtëpi te Zenit. Dhe këtu do jemi Berisha jo qe kurrë s’ka për tu dënuar, por dhe kur te përdredhë qafen kanë për ta dekoruar “Për merita të veçanta në shërbim të atdheut”.

Mund te shtinin dhe me topa me breshëri…por ja qe skemi se i shiten për “skrap”.Ky është portreti i shtetit tonë. Po a ka organizata progresiste ky vend, a ka njerëz te guximshëm kjo Shqipëri qe t’i thotë ndal banditizmit shtetëror?! Po sindikatat e punëtoreve, po organizatat e tjera jo qeveritare çfarë bëjnë..presin të falimentoje shteti si Greqia para 5-6 vitesh e që tani që mori veten kërkon të na marrë dhe Himarën? Mos e dhëntë mëma natyre që ndonjë Kryeministër i yni tu thotë: … Hë qirjes Karivari…! Sa evro do i jepni Shqipërisë t’jua u japim ne Himarën në përdorim per 100 vjet?
Edhe mund te ndodhë një ditë përderi sa jetojmë në një pellg të qelbur qe po na qelbëzon dhe shoqerinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …