Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale në Hagë, dëshmitari Hajrush Kurtaj, ka deklaruar se askush nuk i ka thënë se libri i tij ka gabime

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, që u mbajt në Hagë, dëshmitari Hajrush Kurtaj, në pyetjen e Prokurorit ka deklaruar se askush nuk i ka thënë se libri i tij ka gabime. Eprori i UÇK-së gjatë luftës, vëlla i dy dëshmorëve, Hajrush Kurtaj është ballafaquar  me pyetjet e Prokurorisë rreth citateve nga libri i tij, për Zonën e Kaçanikut si dhe me deklaratat e mëhershme që ka dhenë, lidhur me librin. Në pyetjen e prokurorit Xhejms  Pejs  se në një deklaratë të dhënë në shkurt të vitit 2020 pasi ishte pyetur se a ka përfshirë të pavërteta në libër, Hajrush Kurtaj,  është shprehur  se nuk është i sigurt nëse kishte thënë se nuk ka përfshirë të pavërteta. Ai  është pyetur edhe për policinë ushtarake që ka vepruar brenda Brigadës 162, të Zonës Operative të Neredimes. Ndërkohë ai ka deklaruar para trupit gjykues se përgjegjës i Policisë Ushtarake ka qenë Xhabir Elezi, i cili nuk ka marrë urdhër nga ai,  por nga Komandanti i Brigadës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …