Brickos

71 bujq të komunës së Skenderajt furnizohen me motokultivatorëve me frezë

Sot është bërë shpërndarja e motokultivatorëve me frezë për 71 bujq të komunës së Skenderajt përfitues nga thirrja publike e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, të cilët janë përzgjedhur nga komisioni përkatës i vlerësimit të aplikacioneve. Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së pajisjeve bujqësore, duke i përgëzuar bujqit përfitues, ka siguruar se mbështetja e komunës së Skenderajt për sektorë të bujqësisë, do të vazhdojë edhe këtë vit, me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të bujqësisë. Edhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behxhet Maliqi, ka përgëzuar fermerët përfitues të motokultivatorëve me freza, duke shtuar se ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …