Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Kryeministri, Albin Kurti dhe militantët e tij vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe partinë Vetëvendosje për kacafytjet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  si dhe Bashkimin Evropian. Ajo ka thënë se kacafytjet e tyre publike  u kanë sjellë vetëm një të mirë se po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.  Kryeministri dhe eksponentët vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Dje një zyrtar i Vetëvendosjes  u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish-drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i kësaj partie. Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet, ka shkruar zonja Çitaku në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …