Ferat Shala: Kryeministri Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, konsideron se  kryeministri. Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive. Qeveria e Kosovës,e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive, duke shtuar edhe shumë pasues që nuk kanë qenë në marrëveshjen e e vitit 2013 as 2015, sikur është çështja e Kishës Ortodokse Serbe, çështja e kompetencave në arsim, e rezolutës 1244 e shumë pika tjera të cilat tashmë PDK-ja i ka bërë publike dhe ka shprehur kundërshtimin e saj sepse kjo marrëveshje bie ndesh me çdo parim të Kushtetutës. Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe qasjen e kësaj qeverie në dialog, duke konsideruar se po shkon në negociata pa agjendë, pa program, pa platformë e pa unitet të brendshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …