Në komunën e Skenderajt ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në komunën e Skenderajt ka filluar shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë të rënëve me 5, 6 dhe 7 mars 1998. Ndër aktivitetet e para është turniri në ping-pong, ku kanë marrë pjesë ekipe nga mbarë Kosova, duke e nderuar kështu figurën e komandantit Adem Jashari, në përvjetorin e luftës së Jasharëve. Ndërkaq, organizuar nga auto-klubi nga Skenderaj “Off Road Drenica”, është mbajtur ‘meeting-u” i dhjetëra klubeve nga Kosova dhe më gjerë, me pjesëmarrje të mbi 140 automjeteve (xhipa), në aktivitetin e tyre rekreativ në nderim të Epopesë së UÇK-së. Në 26 vjetorin e luftës së Adem Jasharit, komuna e Skenderajt ka organizuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen edhe ditëve në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …