Pavarësisht mosmarrëveshjeve, me qeveri të veçanta, përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur, thotë Erin Mec-Kee

Gjatë ditëve të fundit ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, ndihmës-administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin Mek-Ki. Gjatë vizitës në Kosovë është takuar me kryetare, Vjosa Osmani dhe më pas ka  mbajtur një konferencë për media. Nuk dihet se është takuar  apo do të takohet me kryeministrin, Albin Kurti, por në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të veçanta”, (duke aluduar hapur në Qeverinë-Kurti) përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur. Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje, me qeveri të veçanta, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur ka thënë, zonja Erin Mek-Ki,  E ardhmja e Kosovës është brenda Evropës. Sekretari Blinken kohët e fundit përsëriti se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është i drejtë dhe rruga e vetme përpara për Kosovën për të avancuar integrimin e saj me institucionet evropiane dhe euroatlantike, ka deklaruar, ndihmës-administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin  Mek-Ki.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …