Nata e Zjarreve

Sot përmbyllen aktivitetet tematike e përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot përmbyllen aktivitetet tematike përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dje dhe pardje   me aktivitete të shumta  u shënuan  ngjarje të rëndësishme të Epopesë dhe u mbajt  Akademi Përkujtimore, në Prishtinë. Një ngjarje me rëndësi ishte edhe zbulimi i busteve të Salë dhe Hamit Jasharit në Prekaz, po ashtu edhe gjetja e revolverit të Sala Jasharit, e cila para 26 vitesh kishte rënë duke luftuar deri në fishekun e fundit kundër ushtrisë e policisë serbe. Sot prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës, kur edhe   fillon manifestimi, Nata e Zjarreve. Prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin, “Adem Jashari”,  në Skënderaj, që shënon edhe përmbylljen e aktiviteteve tematike përkujtimore në 26-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …