Bashkimi Evropian kushtëzon mbështetjen financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes

Bashkimi Evropian  kushtëzon mbështetjen financiare të  vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes Planit të Rritjes. Dokumenti i miratuar në Bruksel, në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, specifikon në mënyrë të veçantë Kosovën dhe Serbinë, duke vënë si kusht shtesë që të dyja “të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse” që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura deri tani. Respektimi i mekanizmave demokratikë, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe respektimi i shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore, do të jenë parakushtet që përfituesit të marrin mbështetje përmes këtij plani, thuhet në qëndrimin e përbashkët të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Dokumenti thekson gjithashtu rëndësinë e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …