leoni

Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se Jerusalemi nuk është mall për t’ u shitur as për t’u blerë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Ankaraja mbështet fuqishëm grupin palestinez, Hamas

Duke folur për gjendjen e rëndë në Rripin e Gazës, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Ankaraja mbështet fuqishëm grupin palestinez, Hamas dhe ka shtuar se askush nuk mund të na detyrojë që ta shpallim Hamasin organizatë terroriste. “Turqia është një shtet që flet hapur me udhëheqësit e Hamasit dhe i mbështet fuqishëm” ka theksuar më tutje presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Pak kohë më vonë, Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme të pareshtura tokësore dhe ajrore dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani në enklavën palestineze janë vrarë mbi 30 mijë persona, shumica gra dhe fëmijë. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka quajtur Izraelin shtet terrorist dhe e ka akuzuar se po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …