Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski ka thënë se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk duhet të jetë e paimagjinueshme. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një diskutimi të mbajtur me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Polonisë në NATO. Ai nuk foli për ndonjë plan për të dërguar trupat polake në Ukrainë por theksoi se e mbështet qëndrimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar se mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. Pas kësaj deklarate ka reaguar Kremlini dhe ka paralajmëruar se nëse NATO-ja do të dërgojë trupat luftuese, një konflikt i drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar se një lëvizje e tillë do të rrezikonte që të shpërthente një konflikt botëror bërthamor.
Kontrolloni gjithashtu
Zafir Berisha: Për katërshen e UÇK-së në Hagë, jam gati të hyj sërish në luftë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
