leoni

Amnesty International: Grupet rebele po vrasin civilë kurdë

Spiralja e dhunës së pashembullt po e bën kërdinë në Siri, ku të gjitha palët ndërluftuese janë zhytur në krime të tmerrshme. Më së shumti po pësojnë civilët kurd por edhe pakicat e tjera në veri të këtij shteti që prej vitesh është zhytur në luftë vëllavrasëse. Organizata për të Drejtat e Njeriut ‘Amnesty International’ ka akuzuar se grupet rebele, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, se janë përgjegjëse për rrëmbime, torturë dhe vrasje në Siri. Sipas kësaj organizate me seli në Londër, janë dokumentuar 24 rrëmbime nga grupet e armatosura në provincat Alepo dhe Idlib. Viktimat në pjesën më të madhe janë aktivistë paqësorë, fëmijë, kurdë, të krishterë dhe pakica të tjera. Sipas ‘Amnesty International’, këto grupe po përdorin të njëjtat forma të torturës ashtu sikur edhe regjimi i Bashar al-Assad-it.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …