Gabriel Escobar: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte hap i domosdoshëm

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, pas takimit me kryetaren, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.  Ai ka saktësuar me këtë rast vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm edhe pse shumë i vështirë, duke i falënderuar institucionet për këtë realizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë pronë, ish regjimi i Millosheviqit, gjatë kohës së okupimit të Kosovës, pas  abrogimit të autonomisë,  ua kishte marrë pronarëve shqiptarë dhe ia kishte bërë tapi  Manastirit serb të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …