Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, e vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

Shefi i Misioni të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, reagoi kundër zëvendësimit të tabelave në veri të vendit

Shefi i Misioni të OSBE-së në Kosovë, Mihael Davenport, ka reaguar pasi ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dje zëvendësoi tabelat informuese për vendbanime në veri të vendit.  Ai tha se OSBE-ja e mbështet Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrit në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi. “Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë në konsultim me zyrën e tij”, tha Davenport. Në lidhje me zëvendësimin e shenjave informuese në veri të vendit ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, i cili tha se kjo iniciativë duhet të bëhet vetëm duke konsultuar Komisionerin e Gjuhëve dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …