Komisioneri për Gjuhë thotë se zëvendësimi i tabelave në Veriun e Kosovës, nuk u bë sipas Kushtetutës

Komisioneri për Gjuhë thotë se zëvendësimi i tabelave në Veriun e Kosovës, nuk u bë sipas Kushtetutës

Ministria e Infrastrukturës nuk është konsultuar me Komisionerin për Gjuhë për largimin e të gjitha tabelave të komunikacionit të cilat janë shkruar në alfabetin cirilik në komunat të banuara me shumicë serbe, ka bërë të ditur Komisioneri për Gjuhë në Zyrën e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviq, në vlerësimin e të cilit renditja e gjuhës në këto tabela është gabim, meqë Kushtetua e Kosovës parasheh ndryshe. Sipas tij Shenjat në Veri të Kosovës, duhet të jenë së pari në gjuhën serbe, pastaj në gjuhën shqipe. Gjuha e shumicës së banorëve është gjuha primare”, ka thënë ai. Neni 59 i Kushtetutës së Kosovës flet për të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, ku në paragrafin 9 thuhet ‘të kenë emërtime lokale, emërtime të rrugëve dhe tregues të tjerë topografikë, që pasqyrojnë dhe janë të ndjeshëm ndaj karakterit shumetnik dhe shumëgjuhësor të zonës përkatëse’. Mladenoviq thotë se ka kërkuar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të zgjidhur këtë çështje, me dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …