Ejup Maqedonci: Kosova ka marrë qëndrim për të ndihmuar Ukrainën me mjete ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një takim ndërkombëtar në bazën ushtarake të Ramshtainit, në Gjermani, ka bërë të ditur se do të dërgojë ndihma ushtarake, në Ukrainë. Në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ministri Maqedonci ka konfirmuar kontributin e Kosovës me një paketë të parë të ndihmës ushtarake, duke përfshirë dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Këto mjete pritet të dërgohen drejt Ukrainës brenda javës së ardhshme. Së bashku me këtë ndihmë fillestare, po pregatitet një paketë e dytë mbështetëse që përmban mijëra predha të mortajave, të cilat do të dërgohen për të rritur fuqinë e zjarrit indirekt të forcave ushtarake ukrainase. Takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës e ndoqën përfaqësuesit e mbi 50 shteteve anëtare, të cilët u informuan nga ministri Maqedonci për rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në trajnime dhe mbështetjen e trupave ukrainase.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …