Visar Ymeri

Visar Ymeri, kërkon nga Hashim Thaçi të japë dorëheqje nga posti i kryetarit

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të japë dorëheqje nga posti, për shkak të  deklaratës së mëhershme të Thaçit, i cili kishte thënë se brenda dhjetë ditëve duhet të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. “Janë bërë 13 ditë qyshkur Thaçi dha ultimatumin dhjetëditor për Kuvendin që ta ratifikojë pazarin e tij, i cili Kosovës ia humbë 8.200 hektarë. Shumë mirë që dështoi kërcënimi i tij. Madje, ky është një argument më shumë, pasi presidenti i vërtetë dorëhiqet kur dështon. Së dyti, kriter më i rëndësishëm për BE-në se demarkacioni me Malin e Zi është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e ku bën pjesë vetë Thaçi me vëllezër e me shokë. Thaçi duhet të mbetet pa vizë në Kosovë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin viza për BE. Thaçi e ka të lidhur karrierën e tij për humbjen e territorit të Kosovës. Midis asaj se a duhet ta humbim këtë të ashtuquajtur president apo 8.200 hektarë, qytetarët e deputetët nuk duhet të kenë dilema”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …