Mijëra qytetarë liridashës po bëjnë homazhe në Kompleksin memorial, në Gllogjan

Në fshatin Gllogjan po përkujtohet 26 vjetori i Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit dhe beteja e 24 marsit e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta të Serbisë, të cilat u detyruan të largohen nga ky fshat. Për ta përkujtuar këtë betejë të lavdishme, që nga orët e hershme të mëngjesit, bashkëluftëtar të shumtë të dëshmorëve të kombit dhe mijëra qytetar liridashës po bëjnë homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, ku po shfaqin respekt dhe mirënjohje për dëshmorët e kombit, trupat e të cilëve prehen në këtë kompleks përkujtimor. Në Kompleksin memorial në Gllogjan kanë ardhur edhe autoritete të larta të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …