Ejup Maqedonci: Përveç sistemit raketor “Javelin”, parashihet të blihen edhe sisteme të tjera të armatimit

Ministri, Ejup Maqedonci e ka vlerësuar lart vendimin e Komisionit të Përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci e ka vlerësuar lart vendimin e Komisionit të Përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës në asamblenë e NATO-s nga statusi i vëzhguesit në nivelin e anëtarit të Asociuar në Asamble. “Komiteti i Përhershëm i AP-së së NATO-s vendosi sot të përmirësojë Kuvendin e nga vëzhgues parlamentar në anëtar të Asociuar. Ky është një hap i madh përpara për sigurinë dhe prosperitetin e vendit  dhe rajonit”, ka shkruar ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci. Ai ka vlerësuar më tutje se anëtarësimi në NATO dhe BE është thelbësore për çdo vend demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …