default

Sot në Gllogjan, u shënua 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Sot në Gllogjan, u shënua 26-vjetori i  “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit  të sulmeve të NATO-s, kundër forcave  serbe.  Duke filluar nga ora 11.00 u mbajtën  homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glloxhan, pastaj e Manifestimi Qendror. Në  shënimin e 26- vjetorit të  “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetorit të sulmit të  NATO-s, kundër forcave ushtarake e policore serbe, u  shënua edhe 26-vjetori  i përjetësimit në altarin e atdheut të dëshmorëve: Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetajt, të cilët me guxim e trimëri dhanë jetën,  për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Në këtë  manifestim morën pjesë komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  kryetari  i komunës së  Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi Rifat Jashari e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …