Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027.

PZHKA do të bazohet në Planin Strategjik për Arsimin e Kosovës PSAK 2024 – 2027 duke e zbritur atë në nivelin lokal dhe duke ia shtuar edhe specifikat e Komunës së Deçanit në sektorin e arsimit.

Dokumenti strategjik Plani Zhvillimor Komunal i Arsimit 2024– 2027 do të përcjellet me Planin e tij të Veprimit dhe me buxhetim, në mënyrë që të jetë dokument udhërrëfyes dhe i zbatueshëm në praktikë, dhe i cili do të miratohet në Asamblenë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …