Haradinaj

Ramush Haradinaj: Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se PDK-ja po pajtohet me  agjendën e Albin Kurtit Kurtit rreth datës së zgjedhjeve. Ai thotë se fillimisht  duhet  vendoset se si të shkohet në zgjedhje e parakohshme e jo të flitet për datën e mbajtjes së tyre. Ne së pari duhet ta definojmë mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje, pra data pason pas procesit, njëherë duhet të shkarkohet qeveria Kurti. Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si shkojmë në zgjedhje. Ne kemi mocion për shkarkim të qeverisë. Kështu është radha e punëve nëse shkojmë drejt me shpërndarje të Kuvendit që kërkon 2/3-at është kryesisht agjenda e Kurtit. Kjo do të thotë se  PDK-ja po ia plotëson kërkesën Kurtit ose kanë koalicion me te, për mënyrën se si me ecë përpara drejt zgjedhjeve”, ka nënvizuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …