Brickos

Prokurori, Ilir Morina, zbulon proceset për vendosjen e drejtësisë kundër dhunimeve të femrave shqiptare që kanë kryer serbët

Prokurori, Ilir Morina, zbulon proceset për vendosjen e drejtësisë kundër dhunimeve të femrave shqiptare që kanë kryer serbët

Prokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Ilir Morina, ka zbuluar proceset e nisura për vendosjen e drejtësisë sa i takon dhunës seksuale gjatë luftës ku të dhënat e siguruara nga organizatat flasin për rreth 20 mijë raste. Ai për Euronewsal, shprehet se megjithëse vonë, tashmë kanë nisur disa hetime paralele të cilat intensivisht po investigojnë disa ngjarje ku janë përfshirë ish forcat policore dhe paramilitare të ish-Jugosllavisë. “Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme. Për periudhën deri në qershor të vitit 2018 nuk mund të marrim ne përgjegjësi si institucione vendore sepse ishte mandat i institucioneve të tjera ndërkombëtare. Në momentin që ne morëm mandatin bëmë maksimumin për të arritur në këtë rezultat që jemi tani. Kemi ngritur gjatë vitit 2023 katër aktakuza në mungesë dhe një aktakuzë në prezencë të personit. Viti 2023 shënon vitin më të suksesshëm të jurispudencës gjyqësore në Kosovë pas për herë të parë, Gjykata Supreme e Kosovës e konfirmon dhe e vërteton me vendim përfundimtar një aktgjykim ndaj një personi të dënuar për veprën penale “Dhunë seksuale si krim i luftës”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …