Siguria e përgjithshme në Komunën e Malishevës e qetë dhe me tregues stabil

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi nën drejtimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës për këtë vit, ku është vlerësuar gjendja e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës. Bazuar në raportet e organeve përgjegjëse për siguri, situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, vlerësohet e qetë dhe stabile.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, e sipas të cilit, policia do të vazhdoj të jetë në gatishmëri të plotë në shërbim të qytetarëve për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së tyre, si dhe të trajtoj çdo problem që lidhet me sigurinë.

Në këtë takim, Shqipron Shala, drejtor i emergjencave, njoftoi anëtarët për procedimin e kërkesës në prokurim për spërkatjen e hapësirave publike, pasi jemi në stinën ku mund të aktivizohen rriqërat.

Në fund të takimit iu bë apel gjithë anëtarëve të KKSB-së, të ndihmojnë dhe ndikojnë në regjistrimin e popullësisë dhe ekonomive familjare në komunën tonë, pasi një regjistrim i plotë ka edhe ndikime buxhetore, të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …