Klubi i Volejbollit të femrave “Ferizaj” pjesë e elitës së volejbollit kosovar

Volejbolli ferizajas po shënon suksese domethënëse e kjo së fundmi u kurorëzua edhe me fitoren e Klubit të Volejbollit për femra “Ferizaj” të cilat u shpallën Kampione në Superligën B, duke kaluar tashmë në ligën elitare të volejbollit të Kosovës për edicionin e radhës.

Me këtë motiv dhe urim, po kështu edhe me rastin e 10-vjetorit të themelimit të klubit, mirëprita vashat volejbolliste të këtij klubi, bashkë me trajnerët Arta Ramadani- Luzha dhe Gazmend Vranovci, për t’i përgëzuar e ofruar mbështetjen tonë të plotë në rrugëtimin e tyre sportiv, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …