leoni

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane shpreh keqardhje me deklaratat e Listës Serbe, për mos-pjesëmarrje në votim për shkarkimin e 4 kryetarëve në veri

Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhjen lidhur me deklaratat e Listës Serbe,  e cila ka bërë të diture se  nuk do të marrë  pjesë në votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave, në veri të vendit. Ambasada  ka saktësuar se pjesëmarrja demokratike në votim, ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë, pasi  votimi është një liri kritike e shoqërive demokratike. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër. Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime që e mbështesin atë. Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova do të mbajë votën për tërheqjen e kryetarëve të komunave më 21 prill në katër komunat në veri të Kosovës, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …