Gjykata e Lartë në Shqipëri mori vendim që i pandehuri, Sali Berisha, të vazhdojë të qëndrojë nën masën “arrest shtëpie”. Kolegji Penal vendosi ta lërë në fuqi vendimin e 25 janarit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, pas vendimit që kishte marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.(TopChannel)
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
